RTSH 24 Live

Aktualitet

BBC World Questions mbërrin në Shqipëri, Jonny Dymond në rolin e moderatorit

09/09/2024

 BBC World Questions mbërrin në Shqipëri, Jonny Dymond në rolin e moderatorit

BBC World Questions mbërrin në Shqipëri, Jonny Dymond në rolin e moderatorit, politikanë dhe aktivistë ju përgjigjen pyetjeve nga publiku.

Programi BBC World Questions mbërrin në Shqipëri. Nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond 4 panelistët politikan, analist dhe aktivist do t’ju përgjigjen pyetjeve të publikut i cili përmes pyetjeve do të transmetoi realitetin shqiptarë.

Për tu bërë pjesë e programit kushdo mund të regjistrohet përmes faqes së tyre të internetit.

Zgjodhëm Shqipërinë sepse ka shumë interes, sfida dhe mundësi për pozicionin e vendit në Ballkanin Perëndimore, sfidën e emigrimit, kostot e jetesës, zhvillimet politik etj. Shumë vende kanë të njëjtat probleme dhe njerëzit nëpër botë Indonezi, Franc etj... dëgjojnë atë që thuhet në Shqipëri dhe thonë kjo ndodh dhe në vendin tonë. Çdo edicion është i ndryshëm. Ndonjëherë ne shkojmë në një vend me pritshmëritë se do të flasim për emigrimin apo krimin dhe marrim pyetje krejt të tjera kur flasim me audiencën”shprehet Dymond.

Gazetari i njohur ka zbuluar për RTSH pritshmëritë për këtë program.

Ne nuk jemi këtu që të mësojmë demokracinë shqiptare çfarë të bëj. Ne jemi këtu që bota të dëgjoi Shqipërinë, që ta bëjmë botën bashkë dhe të shpjegojmë pjesë të ndryshme të saj. Duke kuptuar më shumë për Shqipërinë vendet e tjera kuptojnë më shumë rreth vetes dhe problemeve që kanë”, shton ai.

Pjese e panelit janë deputeti socialist Lavdrim Krashi, Lulzim Basha partia Demokratet euroatlantik, Edlira Çepani – Avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut dhe Fiori Hoxhaj – Aktiviste e të rinjve.

BBC World Questions Albania do të transmetohet fillimisht në BBC World Service anglisht të shtunën e 14 shtatorit dhe me pas në të gjitha platformat online.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/