RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje në mbrëmje. Temperaturat me rritje

17/09/2024

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje në mbrëmje. Temperaturat me rritje

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në mbrëmje në zonën perëndimore. Era do të jetë jugperëndim me shpejtësi 8 m/sek, ndërsa dallgëzimi do të jetë i forcës 3.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 10-18 gradë

Zona e ulët 14-27 gradë celcius

Zona bregdetare 16-26 gradë Celsius.

Moti në Kosovë

Kosova do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashikohen 11-16 gradë në mëngjes, 17 deri 20 gradë në mesditë.

Për ditën e mërkurë në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatare dhe rrebeshe.

Era  do të jetë jug perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim i forcës 5.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 10-19 gradë celcius

Zona e ulët 15-26 gradë celcius

Zona bregdetare 16-26 gradë celsius.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/