RTSH 24 Live

Aktualitet

Anija Oriku e Forcës Detare shqiptare ndalon një mjet lundrimi me 15 persona në bord nga Nigeria dhe Maroku

16/09/2024

Anija Oriku e Forcës Detare shqiptare ndalon një mjet lundrimi me 15 persona në bord nga Nigeria dhe Maroku

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur të hënën se anija Oriku e Forcës Detare shqiptare, e dislokuar në operacionin e NATO-s në detin Egje, ndaloi në zonën e saj të patrullimit një mjet lundrimi me 15 persona në bord nga Nigeria, Maroku dhe vendet e Lindjes së Mesme, për të cilët bashkëpunoi me Rojen Bregdetare turke për procedurat e mëtejshme.

 “Mbetemi të angazhuar që në bashkëpunim me aleatët tanë italianë të rrisim numrin e anijeve patrulluese, ndërkohë që lobimi për bazën detare të NATO-s në Porto Romano mbetet prioriteti kryesor”, thekson MM në një postim në rrjetet sociale.

Ministria e Mbrojtjes nënvizon se lobimi për bazën detare të NATO-s në Porto Romano mbetet prioriteti kryesor.

/rtsh.al/