RTSH 24 Live

Sociale

Përkujtohet Kryengritja e Postribës, ngjarje e rëndësishme e qëndresës antikomuniste të shqiptarëve

09/09/2024

Përkujtohet Kryengritja e Postribës, ngjarje e rëndësishme e qëndresës antikomuniste të shqiptarëve

Kanë kaluar 78 vite nga Kryengritja Antikomuniste e Postribës dhe ajo vazhdon të përkujtohet si një nga ngjarjet e rëndësishme e qëndresës antikomuniste të shqiptarëve.

Organizuar nga shoqata kombëtare “Postriba-Nderi i Kombit”, banorë të Shkodrës dhe Postribës bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarje.

Kurora me lule vendosi edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Kryengritja e Postribës, më 9 shtator 1946, është një nga lëvizjet e para të armatosura antikomuniste. Elita e qytetit të Shkodrës, antikomunistët e vërtetë dhe nacionalistët nga fshatrat e Shkodrës morën pjesë në këtë lëvizje që ka vlera të mëdha në planin lokal, kombëtar, politik dhe gjeopolitik.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/