RTSH 24 Live

Sociale

Sëmundjet e mushkërive, ulja e temperaturave mund të sjellë komplikacione tek të sëmurët kronikë

17/09/2024

Sëmundjet e mushkërive, ulja e temperaturave mund të sjellë komplikacione tek të sëmurët kronikë

Rreth 30 vizita në ditë kryhen gjatë kësaj periudhe pranë senatoriumit në spitalin rajonal të Korçës, gjë që tregon një situatë normale, edhe pse gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas mjekëve në javët në vijim pritet që situata të ndërlikohet.

Me fillimin e virozave të stinës situata nis e komplikohet kryesisht për të sëmurët kronikë, ndaj mjekja apelon për më shumë kujdes.

Bluzat e bardha rekomandojnë që orët e para të mëngjesit por edhe mbrëmja kur temperaturat janë më të ulëta, duhet të shmangen nga moshat më vulnerabil, siç janë të vegjlit, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Gazetare: Eftjola Fili

/RTSH/