RTSH 24 Live

Sociale

Ndikimi i reshjeve në bujqësi, specialistët këshillojnë fermerët për kujdes në kullimin e tokave

24 orë para

Ndikimi i reshjeve në bujqësi, specialistët këshillojnë fermerët për kujdes në kullimin e tokave

Reshjet e shiut të rena gjatë ditëve të fundit kanë patur ndikim pozitiv për fermerët.

Sipas përgjegjësit të sektorit të specialistëve pranë agjensisë së ekstensionit bujqësor, Hylvi Shima tashmë në sezonin e vjeshtës ku edhe reshjet mund të jenë më intensive, fermerët duhet të kujdesen për hapjen e kanaleve të dyta dhe të treta thotë Shima në mënyrë që uji të mos mbesë në toka.

“Ky vit nuk ka qenë i kënaqshëm për vreshtarinë”, thotë Shimaj.

Aktualisht fermerët krahas mbjelljes së kulturave të dyta, po përgatiten edhe për punimin e tokës për mbjelljen e grurit përgjatë muajit tetor. Ku pas reshjeve të rëna ky proces kryhet më lehtë thonë ekspertët e bujqësisë.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/