RTSH 24 Live

Sociale

Shkodër - Infermieria e Përgjithshme plotëson kuotat, është kërkuar rritje edhe për 20 të tjera shtesë

18/09/2024

Shkodër - Infermieria e Përgjithshme plotëson kuotat, është kërkuar rritje edhe për 20 të tjera shtesë

Pas plotësimit të 80 kuotave të kërkuara më herët programi i studimit infermieri e përgjithshme në Shkodër, ka kërkuar rritje me 20 kuota të tjera shtesë. Po ashtu kërkesat vijojnë edhe nga studentë të fakulteteve të dyta dhe maturantë në trojet shqipfolëse.

Krahas 80 kuotave të ezauruara tashmë departamentit pritet t’i shtohen edhe 20 kuota të reja për të cilat studentët mund të aplikojnë duke nisur nga raundi o dytë.

Shefi i Departamentit, Emiliano Pjetri , deklaroi se po ashtu kërkesat vijojnë edhe nga studentë të fakulteteve të dyta dhe maturantë në trojet shqipfolëse.

“Këtë vit akademik presim edhe 6 studentë të cilët kanë konkurruar për fakultete të dyta, kanë dorëzuar dokumente në departamentin tonë. Po ashtu kemi edhe tre studentë të tjerë që kanë shprehur dëshirën të vazhdojnë studimet në këtë departament”, tha Pjetri.

Infermieri e Përgjithshme prej 5 vitesh vijon të jetë program i studimit më i kërkuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi’në Shkodër.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/