RTSH 24 Live

Sociale

Vizitorët “pushtojnë” Urën e Mesit - Të huajt vlerësojnë monumentin dhe natyrën përreth tij

17/09/2024

Vizitorët “pushtojnë” Urën e Mesit - Të huajt vlerësojnë monumentin dhe natyrën përreth tij

Ura e Mesit po tërheq një numër të lartë vizitorësh edhe në muajin shtator. Vizitorët janë të interesuar për historinë , arkitekturën dhe bukurinë natyrore të zonës.

“Është hera e parë në Shqipëri, vij nga Franca dhe këtu qenka shumë bukur, ura fantastike”, u shpreh një turiste.

“Për mua është hera e parë në Shqipëri dhe jam me të vërtetë e surprizuar sepse keni një vend shumë të bukur. Kemi qenë në veri, në Theth dhe në Durrës, por në Shkodër po ndjehemi tepër mirë”, tha një turiste tjetër.

“Hera e parë që vij në Shkodër, ura është tepër e veçantë dhe natyra përreth e mrekullueshme”, tha një turiste tjetër.

“Për mua është hera e dytë që vij në Shqipëri, por hera e parë që e vizitoj Shkodrën. Ditën e djeshme kam mbërritur në Shkodër dhe është një qytet i bukur. Kjo urë ishte e përfshirë edhe në kopertinën e librit të guidave, tepër e bukur.  Nga këto do të shkoj në Theth dhe në Valbonë”, tha një turist.

Shpesh turistët shfrytëzojnë vizitën për të mësuar më shumë rreth historisë së rajonit të Shkodrës, pasi ura është pjesë e rrugës së vjetër që lidhte Shkodrën me zonat e malësisë.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/RTSH/