RTSH 24 Live

Televizion

Shuhet Dashuri Murati, gazetarja dhe përkthyesja e njohur e Radio Tirana International

08/05/2021

Shuhet Dashuri Murati, gazetarja dhe përkthyesja e njohur e Radio Tirana International

Gazetarja dhe përkthyesja e gjuhës turke në Radio Tirana International, Dashuri Murati ka ndërruar jetë, njoftoi të premten familja e saj. 
Karierën e saj ajo e nisi në vitin 1976 në Radio Tirana International në 1976 në seksionin e gjuhës turke. Që nga ai vit e deri sa doli në pension Dashuri Murati u shqua për përgjegjësinë dhe profesionalizmin e lartë. Ajo ishte një nga përkthyeset më të mira të gjuhës turke në Shqipëri. Aktive dhe e suksesshme si përkthyese Dashuri Murati ka qenë në shumë takime zyrtare, në kuadër të shkëmbimit të vizitave të delegacioneve të rangjeve më të larta në të dy vendet. 
Me përvojën e saj profesionale dhe cilësitë e larta njerëzore, zonja Murati ishte për vite një model frymëzues për përkthyesit dhe gazetarët më të rinj. Pozitiviteti, drejtësia, bashkëpunimi dhe dëshira për të qenë në shërbim të të tjerëve kanë prekur të gjithë punonjësit e Radio Tirana International veçmas seksionin e gjuhës turke.
"Dashuri Murati do të jetë gjithmonë në zemrat dhe kujtimet e bashkëpunëtorëve të Radio Tirana International. Kemi humbur një mike të dashur dhe një kolege të vlerësuar. Zemrat tona shkojnë drejt familjes Murati" shkruanin gazetarët e përkthyesit e RTSH.