Përfaqësuesja kuqezi ka pësuar një humbje 0-1 në “Air Albania” përballë Gjeorgjisë, me një gol të shënuar në minutën e 71-të nga Kochorashvili.
Në këtë ndeshje të dytë të Ligës së Kombeve, të besuarit e trajnerit Silvinjo nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përballë një kundërshtari hermetik, mjaft të kujdesshëm në lojën mbrojtëse dhe rezultativ në sulm.
Pavarësisht volumit të lojës, lojtarët kuqezi në asnjë moment nuk arritën të gjejnë kuadratin në ato pak raste të krijuara. Një mbrëmje jo, pa ritmin e duhur, përballë një kundërshtari të vendosur mirë në fushën e lojës dhe mjaft të fortë në dyluftime.
/rtsh.al/