RTSH 24 Live

Rajon

Shkupi ‘zien’ nga protestat, qeveria ​dërgon në Kuvend propozimin francez

07/07/2022

Shkupi ‘zien’ nga protestat, qeveria ​dërgon në Kuvend propozimin francez

Në një kohë që Shkupi ‘zien’ nga protestat e dhunshme kundër propozimit francez, qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka dërguar të në Kuvend ku do të kërkohet miratimi i tij. Ky propozim mbështetet nga mazhoranca dhe partitë shqiptare, ndërsa opozita kërkon ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, ku përshihen gjuha dhe historia.

Propozimi i presidenti francez Macron është parë si një mënyrë zgjidhje e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ku adresohen të gjitha pengesat që palët kanë lidhur me gjuhën dhe historinë. Nëse pranohet ky propozim i hap rrugën Maqedonisë së Veriut drejt BE, ndërsa parashtron që mosdakordësitë mes Sofjes dhe Shkupit të vijojnë të trajtohen në vijimësi.

Por kjo është kundërshtuar nga qytetarët, të cilët prej 5 ditësh kanë mbushur rrugët e Shkupit për ta kundërshtuar atë. Protestuesit kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk njeh as gjuhën dhe as historinë maqedonase. Në protesta ka pasur edhe përdorim të dhunës, ku autoritetet kanë bërë shpesh thirrje për vetëpërmbajtje. Ndërkohë, propozimit ka marrë përkrahje e gjerë nga komuniteti ndërkombëtar.

Nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez kjo do të heq veton bullgare duke i dhënë dritë jeshile Shkupit dhe Tiranës që të hapen negociatat me BE.

/rtsh.al/