RTSH 24 Live

Rajon

Debati/ Zaimi: Fryma e Kurtit, anti-perëndimore. Zhulali: Mos kalo në ekstrem

25/04/2024

Debati/ Zaimi: Fryma e Kurtit, anti-perëndimore. Zhulali: Mos kalo në ekstrem

Ka pasur një debat në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ mes gazetares Gerta Zaimi dhe drejtueses për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, lidhur me rolin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Zaimit, Kurti po spikat gjithnjë e më shumë  vetëm si humbës me protagonizmin e tij anti-perëndimor si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, por duke marrë si fitore vetëm përçarjen e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa Zhulali kundërshtoi duke thënë se nuk mund të akuzohet Kurti si anti-perëndimor.

“Aleanca VLEN në Maqedoninë e Veriut, është e lidhur me Kurtin. Albin Kurti e humbi lojën. Në Shqipëri nuk arriti të çajë, dështoi tërësisht. Ai në Maqedoninë e Veriut krijon militantizëm. Ata që e ndjekin janë të verbër. Kurti arriti qëllimin e ndarjes së faktorit shqiptar, kjo ishte fitorja e tij. Ndërsa pasoja ishte se humbi. Mbështet VLEN që kishte dhe tone raciste ndaj pakicave dhe vjen si më djathtë, ndërkohë që Kurti deklaron se është i majtë. Kurti ka ëndërr të jetë lider shqiptar mes shqiptarëve në rajon. Është populist, por ai dështoi në Shqipëri. Do që të bashkojë segmentet nacionaliste dhe si politikan ka frymë anti-perëndimore. Populizmin e ushqen me frymë me anti-perëndimore. Por shumica e shqiptarëve nuk janë anti-perëndimor, ndaj ai dështon”, tha Zaimi.

Por, sipas Zhulalit, të thuash se Kurti është anti- perëndimor “është e egzagjeruar”.

“Anti-perëndimor dhe sovranist janë dy gjëra të ndryshme.”, tha Zhulali.