RTSH 24 Live

Aktualitet

Fondi i Komunitetit për restaurimin e fasadës së pallateve, në 2 muaj miratohen 19 projekte nga Bashkia Tiranë

28/04/2024

Fondi i Komunitetit për restaurimin e fasadës së pallateve, në 2 muaj miratohen 19 projekte nga Bashkia Tiranë

Në Bashkinë e Tiranës janë shtuar aplikimet për të përfituar nga Fondi I Komunitetit, I cili mbështet të paktën me 50% të financimit ndërhyrjet në fasadat e pallateve apo vendosjen e ashensorëve. Drejtori I Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Konstandin Budurushi thotë se numri i aplikimeve është shtuar vit pas viti.

“Çdo vit ka një rritje të performancës të numrit të aplikimive, në vitin e parë të aplikimeve në vitin 2017 kemi pasur vetëm 12 aplikime, ndërkohë mund të nënvizojë që vetëm për 2024 për dy muaj ne kemi miratuar 19 aplikime”, tha Drejtori i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Konstandin Budurushi.

Tirana është bashkia e parë që nisi të zbatoj ligjin për administrimin e bashkëpronësisë, duke futur edhe konceptin e administratorit në vitin 2017. Kohët e fundit është shtuar numri I pallateve ekzistuese që zgjedhin administratorin, pasi është ai që kryen aplikimin për të përfituar nga fondi I komunitetit.

“Në bashkinë Tiranë deri më sot janë gati 1130 administrator ku nga këto 50 janë administrator person juridik”, tha Budurush

Përmes Fondit të Komunitetit, Bashkia mbulon 100% vlerës së financimin për personat me aftësi të kufizuar, pensionistët dhe ata më ndihmë ekonomike.

Gazetare: A. Agolli

/rtsh.al/