RTSH 24 Live

Sociale

Shkolla Profesionale Teknike Korçë ofron 7 drejtime studimi

09/07/2024

Shkolla Profesionale Teknike Korçë ofron 7 drejtime studimi

Shkolla Profesionale Teknike Korçë ofron 7 drejtime studimi

Prej 8 korrikut në shkollat profesionale në vend kanë nisur regjistrimet. Të shumtë janë të rinjtë që duan të mësojnë një zanat pranë Shkollës Profesionale Teknike në Korçë, teksa edhe tregu i punës është i sigurt për profesionistët.

Një pjesë e mirë e të rinjve punësohen edhe gjatë viteve të studimit ndërkohë që edhe shifrat e punësimit të tyre pas studimeve janë të kënaqshme.

Shkolla Profesionale Teknike Korçë ofron 7 drejtime studimi, shërbime në mjetet e transportit, mekanik, elektroteknik, ndërtim, termohidraulik, TIK dhe punues druri, të cilat lidhen me kërkesat e tregut të punës në qarkun e Korçës.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/