RTSH 24 Live

Aktualitet

Shisnin doza kokaine dhe kanabisi afër shkollave në Kavajë, arrestohen 13 persona, 1 në kërkim

4 orë para

Shisnin doza kokaine dhe kanabisi afër shkollave në Kavajë, arrestohen 13 persona, 1 në kërkim

Goditet veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 13 persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohet se shisnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave në Kavajë, në bashkëpunim dhe individualisht.

Blutë e qytetit bregdetar kanë sekuestruar 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë;. 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.   

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", strukturat e DVP Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëinter”, gjatë të cilit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 13 shtetas, si më poshtë: R. Gj., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;

R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë;
E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë;
R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë;
R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë;
A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë;
R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë;
E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë; 
B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë;
S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë;
K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë;
B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë. 

Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/