RTSH 24 Live

Sociale

Shiroka, e preferuara e shkodranëve - Qytetarët: Na tërheq natyra, klima dhe pastërtia

14 orë para

Shiroka, e preferuara e shkodranëve - Qytetarët: Na tërheq natyra, klima dhe pastërtia

Shumë njerëz e zgjedhin Shirokën për shëtitje të qeta, ajrin e pastër dhe restorantet e famshme që ofrojnë peshk të freskët, veçanërisht krapin e famshëm të liqenit.

Sidomos fundjava në Shirokë është perfekte, për ata që duan të shkëputen nga jeta e përditshme dhe të relaksohen në natyrë.

I gjithë ky fluks vizitorësh, patjetër që ka dhënë ndikimin në fushën e biznesit, investimet e të cilit vitet e fundit në këtë zonë kanë ardhur në rritje.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/