RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndërron jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit

5 orë para

Ndërron jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit

Nga burime brenda QKUK-së konfirmohet se ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndotësore. 

Ish-Presidenti Thaçi vizitoi të atin ditë më parë nën masa të rrepta sigurie për një kohëzgjatje rreth tri orësh dhe më pas është kthyer në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit bashkë me ish-eprorët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tone” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

"Baba iku krenar Hashim🥹🇦🇱🇪🇺💔" është shprehur Rama shoqëruar me një foto të Hashim Thaçit me të atin.

Behxhet Pacolli ka shprehur ngushëllimet përmes një statusi në Facebook: "Sapo mora lajmin e hidhur se Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Zoti e bekoftë dhe e shpërbleftë me xhenet të ndjerin. Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit dhe gjithë familjes Thaçi per këtë humbje të madhe! Ai, me shumë krenari, por me zemër të thyer, përballoi shume sfida te padrejta si këtë burgosjen e djalit të tij, duke e ditur se Presidenti po pagun me burg për lirinë dhe shtetin tonë, të cilin ne sot e gëzojmë.”