RTSH 24 Live

Aktualitet

Pogradec, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

9 orë para

Pogradec, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Pogradecit bëri të ditur se të dielën rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

“55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit  si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/