RTSH 24 Live

Aktualitet

Euro e lekë nga Shqipëria drejt BE - Evidentohen tri raste në Rinas, sekuestrohen 100 mijë euro

18 orë para

Euro e lekë nga Shqipëria drejt BE - Evidentohen tri raste në Rinas, sekuestrohen 100 mijë euro

Monedha e huaj e padeklaruar po vijon të evidentohet shpesh në Pikat e Kalimit Kufitar në vend, në dalje të Shqipërisë, ndryshe nga sa ndodhte zakonisht, kur ajo vetëm futej në vendin tonë, po në mënyrë të padeklaruar.

Vetëm në 24 orët e fundit, në Pikë Kalimin Kufitar të Rinasit janë evidentuar tri raste, kur persona të ndryshëm nuk i kanë deklaruar shumat e parave që mbanin me vete.

Në të trija rastet, autoritetet policore të Rinasit sekuestrua në total 99.270 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj.

Rasti i parë i përket një ukrainasi, i cili synonte të udhëtonte nga Rinasi për në Dubai, ku iu gjetën dhe sekuestruan 76.000 euro, të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

Rasti i dytë i përket një pasagjeri 34-vjeçar që destinacion kishte Parisin ku iu gjetën 11.370 euro që nuk i deklaroi ndaj dhe iu mohua dalja nga vendi.

Ndërsa rasti i tretë i përket një 41-vjeçari, i cili fluturimin e kishte drejt Bolonjës, dhe 11.900 eurot si dhe 1.240.00 lekët nuk i deklaroi.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/