RTSH 24 Live

Sociale

Hapësira të gjelbërta - Një tjetër lulishte i shtohet qytetit të Korçës

15 orë para

Hapësira të gjelbërta - Një tjetër lulishte i shtohet qytetit të Korçës

Një tjetër lulishte i është shtuar qytetit të Korçës. Ajo ndodhet në lagjen 8 të qytetit, aty ku punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të bashkisë kanë ndërhyrë për rehabilitimin e saj dhe kthimin në një zonë çlodhëse për banorët.

Në këtë zonë është kryer edhe krasitja e pemëve, mbjellja e barit dhe bimësisë më të lartë. Banorët shprehen të kënaqur me ndërhyrjen e kryer, pasi janë të shumtë ata që e përdorin çdo ditë këtë lulishte.

Shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në çdo cep të qytetit të Korçës është në qendër të vëmendjes së bashkisë.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo shprehet në një status në rrjetet sociale se çdo ditë punohet për ti dhënë Korçës standardin e një qyteti evropian, jo vetëm në qendër por në çdo cep të tij, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës për çdo banor.

/rtsh.al/