RTSH 24 Live

Sociale

Adoleshentë të vetëpunësuar milionerë - Në sfidë me universitetet dhe tregun e punës

14 orë para

Adoleshentë të vetëpunësuar milionerë - Në sfidë me universitetet dhe tregun e punës
Foto ilustruese

Adoleshentë milionerë nga puna e vet nuk është më një habi e aq më pak përrallë. Profesorë të strategjisë të studimeve bëjnë thirrje që ky realitet të pranohet e madje të programohet.

“Në krahasim me disa vite më parë, sot shohim 13 -16 vjeçar që bëhen milionerë nga puna që bëjnë online. Ky treg pune edhe tek ne duhet të rikonfigurohet. Të rinjtë janë vazhdimisht të angazhuar në gjithçka çfarë ndodh në pjesën e informatikës, apo në analiza strukturore që bëjnë për kompani të huaja. Në ditët e sotme, gjithë ky zhvillim teknologjik sikur i ka shkrirë piramidat e dikurshme dhe ne duhet t’i zëvendësojmë”, shprehet profesori.

Konsiderimi duhet të prekë strategji të ekzekutivit, përfshirë hapësirën e nevojshme ligjore.

Shqiptarët kanë një egoizëm më të theksuar, e kërkojnë individualisht tregun. Kanë parë çfarë ndodh në tregjet ndërkombëtare dhe janë futur në të gjithë këto tregje. I ofrohet një mundësi ndryshe nga ajo që jemi mësuar ne duke respektuar të gjitha shkallët e karrierës. I takon qeverisë për të bërë një plan strategjik zhvillimi afatshkurtër”, shton ai.

Programet universitare janë gjithashtu në sfidë me një zhvillim që kapërcen etapa edhe brenda një programi.

I takon universiteteve në mënyrë që si të përgatisin këta të rinj në mënyrë që të përfundojë këtë kurë brenda universitetit”, tha ai.

Për ata dhe shoqërinë e të ardhmes, programimi i këtij realiteti është sfida e vërtetë e studimeve e tregut të punës.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/