RTSH 24 Live

Sociale

Praktikat profesionale - Studentët e fizioterapisë, bashkëpunojnë me Spitalin Rajonal Shkodër

17 orë para

Praktikat profesionale - Studentët e fizioterapisë, bashkëpunojnë me Spitalin Rajonal Shkodër

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” prej vitesh degët e mjekësisë si infermieri, mami apo fizioterapi janë të plotësuara që në fazat e para. Përgjegjësi i Lëndëve Paraklinike, Julian Kraja tregon se krahas ndjekjes së studimeve, studentët e fizioterapisë po ushtrojnë praktikat profesionale në spitalin rajonal të Shkodrës.

Klinika ka praktikat profesionale duke i bërë konkrete tek pacienti dhe ky është qëllimi kryesor”, u shpreh Julian Kraja, Përgjegjës i Departamentit të Lëndëve Paraklinike.

Edhe hartimi i kuotave çdo fillim vit bëhet në bazë të kapaciteteve për kryerjen e praktikave si në spital po ashtu edhe pranë klinikës se fizioterapisë që ndodhet brenda ambienteve të fakultetit.

Ne si universitet ofrojmë 70 kuota në vit për programin e fizioterapisë”, u shpreh Kraja.

Praktikat profesionale i kanë ndihmuar studentët që krahas njohurive gjatë viteve të studimit të praktikohen duke marrë një përvojë reale nga puna me pacientë.

Gazetar. M Gjoni

/Rtsh.al/