RTSH 24 Live

Sociale

Mungesa e ujit në Goskovë, Korçë - Banorët kërkojnë zgjidhje për një furnizim sa më normal

19 orë para

Mungesa e ujit në Goskovë, Korçë - Banorët kërkojnë zgjidhje për një furnizim sa më normal

Më shumë se 500 banorë të fshatit Goskovë çdo ditë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata tregojnë se uji vjen në çezmat e tyre vetëm një orë në ditë por është i papijshëm. Banorët thonë se më shumë se tre vite më parë është bërë një investim për ujin, por ka dalë i papijshëm dhe që atëherë nuk iu është dhënë asnjë zgjidhje për të siguruar ujin e pijshëm.

Në këto kushte tregojnë se janë të detyruar të mbushin ujë nëpër burime, por edhe ato tashmë për shkak të mungesës së reshjeve kanë gjithnjë e më pak ujë.

Sipas banorëve një zgjidhje e mundshme për këtë situatë do të ishte sjellja e ujit nga burimet e Goskovës së Sipërme, ujë i cili aktualisht derdhet në lumë.

/rtsh.al/