Një nxënës i klasës së nëntë në Gramsh, ka humbur jetën pasi u plagos me thikë gjatë një sherri ku u përfshinë edhe 4 adoleshentë të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta pranë shkollës “Asllan Shahini” .
Gjithçka është zhvilluar në rrugë ku 5 adoleshentët sipas deklaratës se policisë janë përfshirë në një konflikt të çastit, ku një prej tyre ka qëlluar me thikë 15 vjeçarin me inicialet F. B.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, ndonëse i mituri u transportua në spital, nuk mundi të mbijetojë.
Policia saktëson se në ngjarje dyshohet të ketë mbetur i plagosur dhe një tjetër adoleshent me inicialet M.C për shkak se në spital u raportua për plagosjen e të miturit me thikë.
4 adoleshentët të moshës 14-15 vjeç, mes tyre edhe autori u larguan nga vendi i ngjarjes, por janë kapur më pas dhe shoqëruar në komisariat ku po merren në pyetje në prani të prokurorit, psikologut dhe prindërve.
Po gjatë kësaj të marte, një ngjarje e njëjtë por fatmirësisht pa viktima ndodhi edhe në kryeqytet. Dy nxënës shkolle u përshinë në konflikt në ambjentet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”. 18 vjeçari me inicialet K.GJ goditi me thikë 15 vjeçarin, duke e plagosur lehtë në krah.
/rtsh/