Qyteti i Korçës ka tërhequr këtë fundjavë një numër të madh turistësh, që kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm, për të shijuar atmosferën festive që ka qyteti gjatë periudhës së fundvitit.
Pazari i Korçës, i njohur për bukurinë dhe mikpritjen e tij, është mbushur me vizitorë, të cilët janë magjepsur nga dritat e shumta, ngjyrat festive dhe atmosferën e ngrohtë të qytetit.
Një pjesë e turistëve kanë zgjedhur Korçën për herë të parë këtë vit, ndërsa të tjerë e vizitojnë qytetin për të disatën herë gjatë festave të fundvitit.
"Ne vijmë shpesh se jemi nga Struga. / Njerëz të ëmbël, ushqimi perfekt. / Korça është magjike," shprehet qytetarë të ndryshëm.
Korça, me traditat e saj të pasura dhe mundësitë për të shijuar ushqime të shijshme dhe pije tradicionale, është bërë një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë një përvojë të veçantë gjatë këtij sezoni.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al