Era e fortë dhe kushtet e këqija të motit kanë shkaktuar probleme gjatë manovrimit të trageteve në Portin e Durrësit. Dy tragete kanë krijuar kontakt me njëri-tjetrin gjatë ankorimit në kalatën e dedikuar, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme të rënda.
Gjatë kohës që tragetet po hynin në port, ka pasur një numër të madh udhëtarësh, duke shkaktuar panik, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja për jetën e njerëzve. Si pasojë e ngjarjes, ka pasur vetëm dëme materiale.
Për të siguruar ankorimin e sigurt të trageteve, është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës. Pas ndërhyrjes, tragetet janë ankoruar në mënyrë të sigurt në Portin e Durrësit.
/rtsh.al/