Një konflikt është regjistruar mes dy vajzave pranë kompleksit Delijorgji në Tiranë.
Sipas burimeve për RTSH njëra prej tyre ka pasur një mjet prerës dhe ka dëmtuar shoqen tjetër.
E lënduara është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorja është shoqëruar pranë Komisariatit Numër 2 ku do të jap dhe deklaratën e saj në lidhje me ngjarjen.
Paraprakisht dyshohet se dy vajzat ishin shoqe me njëra- tjetrën dhe shkak i sherrit kanë qenë arsye banale.
/rtsh.al/