Profesori i njohur i Ekonomisë, Sherif Bundo, autor i 32 librave të botuara në Shqipëri dhe në Francë për ekonominë, financën, kontabilitetin, por edhe për tregime, novela dhe ese, së fundi ka sjellë një studim etnologjik, një monografi unike për Dollinë shqiptare, këtë kod të pashkruar, por trashëguar brez pas brezi tek shqiptarët, një institucion që lartëson mikun, të ftuarin, duke rrëfyer sidomos vlerat e saj autentike, argumentet përcaktuese të origjinalitetit të saj, si dhe ekzistencën e dollisë kudo në Shqipëri ku ka polifoni, pa dallime fetare.
Është promovuar edhe romani i parë i tij, “Fara e revoltës”, që bazohet në ngjarje reale, ajo e revoltës së një grupi profesorësh të ekonomisë të Universitetit të Tiranë që parashikuan gjëmën e firmave piramidale në Shqipëri, por që si shpërblim morën pushimin nga puna nga qeveria e kohës.
Për Dollinë, Sherif Bundo ka mbajtur një ditar që nga viti 1980, duke intervistuar 212 vetë për të cilët ka ngritur edhe dolli.
Mjeshtri i Madh, studiuesi, Sherif Bundo, po përgatit ndërkohë një dosje për Dollinë, këtë trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve, një tjetër dosje drejt UNESCO.
Gazetare: Magdalena Alla
/rtsh/