"At' e bir (të dirigjosh)" është libri i dirigjentit Ermir Krantja, një libër i cili sjell në mënyrë krejt të veçantë babain e tij, dirigjentin e mirënjohur Mustafa Krantja.
Libri është cilësuar si një dialog që të dy dirigjentët e zhvillojnë me njëri-tjetrin, si atë e bir, por dhe si kolegë.
Libri ka elemente të veçuar të karakterit monografik dhe autobiografik.
Në këtë libër, dëshira për të ndarë me të tjerët dy eksperienca me një kohëzgjatje prej shumë dekadash është ajo çfarë do të gjejë lexuesi.
"Eksperienca që ke pasur gjatë jetës, konkluzionet që ke nxjerrë, të vihen në letër dhe janë gjithmonë një element ngacmues për të shprehur jo vetëm personalisht mua ose babain, por edhe kontributet e dirigjimit në Shqipëri," u shpreh dirigjenti Ermir Krantja.
Mustafa Krantja është dirigjenti i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit, që me pjekurinë e tij artistike hodhi bazat e dirigjimit operistik në vendin tonë.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/