RTSH 24 Live

Botë

Shefi i NATO-s: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të kushtonte triliona

6 orë para

Shefi i NATO-s: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të kushtonte triliona

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka paralajmëruar se një fitore e Rusisë mbi Ukrainën do të minonte forcën bindëse të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe se besueshmëria e saj mund të kushtojë triliona për t'u rivendosur.

NATO ka shtuar forcat e saj përgjatë krahut të saj lindor me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, duke vendosur mijëra trupa dhe pajisje për të penguar Moskën nga zgjerimi i luftës së saj në territorin e ndonjë prej 32 vendeve anëtare të organizatës.

Nëse Ukraina humbet atëherë për të rivendosur përsëri frenimin e pjesës tjetër të NATO-s, do të jetë një çmim shumë, shumë më i lartë se ai që ne po mendojmë në këtë moment për sa i përket rritjes së shpenzimeve tona dhe rritjes së prodhimit tonë industrial. Nuk do të jenë miliarda shtesë; do të jenë triliona shtesë,” tha ai duke folur në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Rutte këmbënguli se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës duhet të rrisin dhe të mos e zvogëlojnë mbështetjen që po i japin vendit, pothuajse tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Ne duhet të ndryshojmë trajektoren e luftës. Nuk mund të lejojë në shekullin 21 që një vend të pushtojë një vend tjetër dhe të përpiqet ta kolonizojë atë. Ne jemi përtej atyre ditëve”, tha zoti Rutte.

Ankthi në Evropë po rritet se presidenti i SHBA Donald Trump mund të kërkojë t'i japë fund luftës në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin me kushte që nuk janë të favorshme për Ukrainën, por zoti Rutte u shfaq i kujdesshëm për përpjekjet për t'i bërë gjërat me nxitim.

Nëse kemi marrë një marrëveshje të keqe, kjo do të thotë vetëm se ne do të shohim presidentin e Rusisë të ballafaqohet me liderët nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë. Ky do të ishte gjeopolitikisht një gabim i madh dhe i madh”, wshtw shprehur Rutte.

Të mërkurën, Trump kërcënoi se do të vendosë taksa, tarifa dhe sanksione të ashpra ndaj Moskës nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës, por ky paralajmërim ndoshta do të bjerë në vesh të shurdhër në Kremlin.

Ekonomia e Rusisë tashmë është rënduar nga një mori sanksionesh të SHBA-së dhe Evropës. Sikorksi paralajmëroi se Putini nuk duhet të vihet në qendër të skenës botërore lidhur me Ukrainën.

Ai tha se aleanca duhet të investojë më shumë në mbrojtje, të rrisë prodhimin industrial të mbrojtjes dhe të marrë një pjesë më të madhe të shpenzimeve për ndihmën për Ukrainën. “Për Ukrainën, ne kemi nevojë që edhe SHBA-ja të qëndrojë e përfshirë”, tha Rutte.

/RTSH.AL/