Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka mbrojtur miliarderin e njohur Elon Musk pasi ky i fundit përshëndenti me simbolikën e njohur naziste.
Sipas Netanjahut, “Elon Musk po njolloset në mënyrë të rreme” shkruan Netanjahu në X.
“Elon është një mik i madh i Izraelit. Ai vizitoi Izraelin pas masakrës së 7 tetorit… [dhe] që atëherë ka mbështetur vazhdimisht dhe me forcë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten kundër terroristëve gjenocidalë dhe regjimeve që kërkojnë të asgjësojnë të vetmin shtet hebre. E falënderoj atë për këtë” theksoi Netanjahu.
Musk, i cili ka qenë një mbështetës dhe aleat i zëshëm i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, bëri një gjest me krahun e ngritur drejt gjatë inaugurimit të hënën që shumë e panë si një përshëndetje naziste, megjithëse ADL e quajti atë një "gjest të sikletshëm".
Musk në të kaluarën ka ndarë meme dhe teori supremaciste të bardhë për rrjetin social ‘X’ që kanë ngritur akuza për antisemitizëm.
/rtsh.al/