Skema Kombëtare e Subvencioneve mbështeti fermerët duke ofruar 100% subvencion për naftën e përdorur në mekanizimin e bujqësisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka bërë publik në rrjete sociale historinë e një fermeri nga Lushnja, që është një prej përfituesve të kësaj mase, duke kultivuar ullinj të cilësisë së lartë në një sipërfaqe prej 3,4 hektarësh.
Përmes modernizimit të mekanikës bujqësore, ai ka arritur të rrisë rendimentin dhe të optimizojë sasinë e prodhimit, duke çuar atë dhe për eksport.
“Albert Shkëmbasi është një prej përfituesve të kësaj mase, duke kultivuar ullinj të cilësisë së lartë në një sipërfaqe prej 3.4 hektarësh. Përmes modernizimit të mekanikës bujqësore, ai ka arritur të rrisë rendimentin dhe të optimizojë sasinë e prodhimit, duke çuar atë dhe për eksport”.
Më tej ministrja shkruan se, me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5,2 miliardë lekë.
“67100 fermerë përfitues, ku 52195 prej tyre përfitojnë naftë në masën 100%. Për të tretin vit radhazi, sigurojmë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte”, tha Denaj.
/rtsh.al/