RTSH 24 Live

Ekonomi

Çmimi i energjisë elektrike, Rama thotë se është më i ulëti në rajon

6 orë para

Çmimi i energjisë elektrike, Rama thotë se është më i ulëti në rajon

"Mos, se e ulët shumë korrentin, ç'bëni kështu? Talleni me njerëzit. E hanë sapunin për djathë."

Ishte ky koment në rubrikën e kryeministrit Edi Rama në mediet sociale, "sy më sy", që e bëri kreun e qeverisë të reagojë në lidhje me vendimin e pak ditëve më parë, kur ERE uli me 1 lek çmimin e energjisë për kilovat-orë.

"Ulet çmimi i energjisë si askund tjetër rrotull nesh falë investimeve të bëra masivisht këto vite, rezultateve të arritura në transformimin rrënjësor të sektorit, që e mbani mend se çfarë ishte, por natyrisht edhe falë qasjes sonë, gjithnjë të lidhur me zotimin për t'i bërë njerëzit pjesë të suksesit të reformave.

Shqipëria bie në 8,5 lekë. Greqia është thuajse trefish, 22 për kilovat; Italia, 33 për kilovat; Gjermania, 40 për kilovat. Më e ulëta nga të tëra është Hungaria, që prapë është rreth 20 për qind më lart se ne," tha z. Rama.

Kryeministri u shpreh se çmimi i energjisë në Shqipëri është më i ulët se në Greqi, vendi ku jeton komentuesi, dhe i rikujton se është më i ulëti edhe në rajon.

Ai tha se qeveria do të vijojë të mbështesë kategoritë në nevojë, ndërsa do të taksojë më shumë ata që fitojnë më shumë.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/