Pritshmëritë janë të larta që presidenti rus Vladimir Putin dhe Trump së shpejti do të zhvillojë një telefonatë për të diskutuar konfliktin, pasi republikani u zotua në fushatën për t'i dhënë fund të shpejtë luftimeve.
Rusia është e gatshme për një dialog të barabartë dhe reciprok, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke reaguar ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur sanksione kundër Moskës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia ishte "gati për një dialog të barabartë dhe të respektueshëm reciprok".
“Jemi në pritje të sinjaleve, të cilat ende nuk i kemi marrë”, shtoi ai.
Përgjigja vjen pas një komenti dje nga zëvendës ambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy, i cili tha se Kremlini duhet të dijë se çfarë dëshiron Trump në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.
/rtsh.al/