Dy diplomatë perëndimorë përshkruan disa pika mosmarrëveshjeje për Associated Press, duke folur në kushte anonimiteti, sepse ata nuk ishin të autorizuar të diskutonin negociatat në vazhdim.
sipas tyre, Benjamin Netanyahu ka miratuar një marrëveshje armëpushimi të udhëhequr nga SHBA me Hezbollahun pas disa muajsh luftimesh të ashpra në Liban, por kërkon siguri të tjera për të goditur grupin terrorist Hazbullah.
Kryeministri izraelit pritet t’i japë dritën jeshile propozimit pavarësisht rezervave nga ministri i tij i Sigurisë Kombëtare, njoftuan sot mediat izraelite.
Një burim i njohur me këtë çështjepër CNN citoi se Netanyahu e kishte miratuar marrëveshjen ‘në parim’ gjatë një konsultimi për sigurinë me zyrtarët izraelitë mbrëmë.
Marrëveshja kuptohet se bazohet në Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës midis Hezbollahut në Izrael në vitin 2006.
Burimet izraelite dhe amerikane raportojnë se marrëveshja ‘në parim’ nuk përbën miratim përfundimtar dhe disa çështje kërkojnë ende sqarime.
Izraeli pritet të përcjellë shqetësimet e tij të vazhdueshme rreth marrëveshjes qeverisë libaneze sot, ndërsa negociatat vazhdojnë me Hezbollahun.
I dërguari amerikan Amos Hochstein tha se bisedat e tij me qeverinë libaneze, duke ndërmjetësuar bisedimet me Hezbollahun, tregojnë biseda ‘konstruktive’ deri tani.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve në Liban, ku Izraeli në fund të shtatorit përshkallëzoi fushatën e tij ajrore dhe nisi një ofensivë tokësore në jug pas gati një viti zjarri ndërkufitar me Hezbollahun.
/rtsh.al/