RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Khamenei: Dënim me vdekje për Netanyahun - Reagimi i liderit iranian ndaj bombardimeve dhe akuzave për krime lufte në Gaza

25/11/2024

Khamenei: Dënim me vdekje për Netanyahun - Reagimi i liderit iranian ndaj bombardimeve dhe akuzave për krime lufte në Gaza

"Për Netanyahun është lëshuar urdhër- arresti, nuk mjafton. Dënimi i tij është vdekja. Liderët izraelitë duhet të dënohen me vdekje", është kjo deklarata e pazakontë dhe tepër të rëndë e bërë lideri i Iranit, Ali Khamenei në drejtim të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Khamenei e mbajti fjalimin para anëtarëve të forcave të milicisë (Basij) të lidhur me Ushtrinë e Gardës Revolucionare në Teheran. Khamenei reagoi ndaj bombardimeve të hapësirave të banimit të civilëve në enklavën bregdetare. "Bombardimi i shtëpive të njerëzve në Gaza dhe Liban nuk është fitore. Budallenjtë nuk duhet të mendojnë se kanë fituar sepse bombarduan shtëpitë dhe spitalet e njerëzve. Askush nuk e sheh këtë si fitore.

Ajo që ata po bëjnë nuk është fitore, është krim lufte", tha ai. Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, të akuzuar për krime të dyshuara lufte. Në një deklaratë të mërkurën, gjykata me bazë në Holandë tha se gjeti "baza të arsyeshme" për të besuar se Netanyahu mban përgjegjësi penale për krimet e luftës duke përfshirë "vrasjen nga uria si metodë lufte" dhe "krimet kundër njerëzimit përmes vrasjes, persekutimit dhe të tjera akteve çnjerëzore”.  Një urdhër-arrest është lëshuar gjithashtu për komandantin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në muajin korrik.

/RTSH/