RTSH 24 Live

Botë

SHBA dritë jeshile Ukrainës të sulmojë Rusinë, reagon Moska: Hap drejt Luftës III Botërore

12 orë para

SHBA dritë jeshile Ukrainës të sulmojë Rusinë, reagon Moska: Hap drejt Luftës III Botërore

Ligjvënësit e lartë rusë kanë bërë të ditur se vendimi i Uashingtonit për të lejuar Kievin që të godasë brenda në thellësi të Rusisë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi do e përshkallëzonte konfliktin në Ukrainë dhe mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin zbuluan një ditë më parë ndryshimin e rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi.

Perëndimi ka vendosur për një nivel të tillë përshkallëzimi që mund të përfundojë me Ukrainën komplet në rrënoja deri në mëngjes”, tha Andrei Klishas, ​​një anëtar i lartë i Këshillit të Federatës, dhomës së sipërme të parlamentit të Rusisë, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë ruse, tha se përgjigja e Moskës do të jetë e menjëhershme.

Ky është një hap shumë i madh drejt fillimit të Luftës së Tretë Botërore," citoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS të thoshte Dzhabarov.

Presidenti Vladimir Putin tha në shtator se Perëndimi do të luftonte drejtpërdrejt me Rusinë nëse e lejon Ukrainën të godasë territorin rus me raketa me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor, një veprim që ai tha se do të ndryshonte natyrën dhe shtrirjen e konfliktit.

Rusia do të detyrohej të merrte ato që Putini i quajti "vendime të përshtatshme" bazuar në kërcënimet e reja.

/rtsh.al/