RTSH 24 Live

Botë

Perëndimi i dha leje të sulmojë brenda Rusisë, Zelensky: Raketat do flasin vetë

2 orë para

Perëndimi i dha leje të sulmojë brenda Rusisë, Zelensky: Raketat do flasin vetë

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka komentuar raportimet e mediave se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë dhënë leje për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus.

Në fjalën e tij të mbrëmjes, Zelensky ka deklaruar se raketat do të flasin vetë.

Plani për të forcuar Ukrainën është Plani i Fitores që ua prezantova partnerëve tanë. Një nga pikat kryesore të tij janë aftësitë me rreze të gjatë për ushtrinë tonë. Sot, flitet shumë në media se ne kemi marrë leje për veprimet përkatëse. Por këto nuk bëhen me fjalë. Këto gjëra nuk shpallen. Raketat do të flasin vetë. Me shumë siguri”, është shprehur Zelensky. 

Ndërkaq, më herët mediat amerikane raportuan se presidenti amerikan Joe Biden kishte autorizuar për herë të parë forcat ukrainase të përdorin raketa me rreze të gjatë ATACMS për të goditur brenda territorit rus.

Sipas burimeve të mediave amerikane,  fillimisht këto armë ka të ngjarë të përdoren kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në rajonin e Kurskut.

Ndërkaqm Reuters shkruan se Ukraina planifikon të kryejë sulme në territorin rus duke përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në ditët në vijim.

Nga ana e saj, gazeta franceze Le Figaro raportoi se Franca dhe Britania e Madhe, pas SHBA-së, i kanë dhënë Ukrainës lejen për të përdorur raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi SCALP dhe Storm Shadoë për sulme në territorin rus.

/rtsh.al/