RTSH 24 Live

Botë

Rriten tensionet mes dy vendeve-Turqia ndalon fluturimin e presidentit izraelit, humb samitin e klimës

2 orë para

Rriten tensionet mes dy vendeve-Turqia ndalon fluturimin e presidentit izraelit, humb samitin e klimës

Turqia nuk i ka lejuar që aeroplani i presidentit izraelit Isaac Herzog të fluturojë përmes hapësirës së saj ajrore për në Azerbajxhan për të marrë pjesë në samitin e klimës COP29, duke bërë që ai të mos marrë pjesë në samit.

Administrata e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mbylli nuk lejoi Herzogun për të udhëtuar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, mes tensioneve rreth operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe Liban.

Herzog njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në samit, duke përmendur çështjet e sigurisë por pa dhënë detaje.

Ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit, Energjisë dhe Transportit të Izraelit po marrin pjesë të gjithë në COP29.

Faqja e lajmeve Caliber e financuar nga qeveria e Azerbajxhanit tha se bisedimet diplomatike në përpjekje për të bindur Turqinë të heqë ndalimin e fluturimit në aeroplanin e Herzogut nuk dhanë rezultat.

Erdogan do të mbërrijë në Brazil të dielën për samitin e Grupit 20, ku ai pritet t'u bëjë thirrje liderëve të tjerë që të vendosin një embargo armësh kundër Izraelit, dikur një aleat i ngushtë ushtarak i Turqisë.

Turqia dhe Izraeli kanë rritur tensionet mes tyre sa i përket asaj që po ndodh në Gazë. Para se të shpërthenin luftimet në Gazë, Erdogan dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po eksploronin mënyra për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe tregtisë dhe për të çuar përpara shkrirjen e marrëdhënieve pas më shumë se një dekade tensionesh. Ndërsa majin e kaluar, Turqia njoftoi një bojkot të plotë tregtar kundër Izraelit.

/rtsh.al/