RTSH 24 Live

Botë

Polonia mbështet vendimin e Biden që lejon Ukrainën të godasë brenda Rusisë me raketa amerikane

2 orë para

Polonia mbështet vendimin e Biden që lejon Ukrainën të godasë brenda Rusisë me raketa amerikane

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka përshëndetur Biden lejon Ukrainën të përdorë armët amerikane brenda Rusisë | RTSH LajmeBiden lejon Ukrainën të përdorë armët amerikane brenda Rusisë | RTSH LajmeBiden lejon Ukrainën të përdorë armët amerikane brenda Rusisë | RTSH Lajmee Presidentit amerikan, Joe Biden për të hequr kufizimet në përdorimin e raketave nga Ukraina.  Sikorski e konsideroi vendimin si një përgjigje të denjë ndaj sulmeve të fundit ruse dhe rekrutoi nga Kremlini të trupave të Koresë së Veriut në luftë.

"Me hyrjen në luftë të trupave të Koresë së Veriut dhe sulmin masiv të së dielës të, presidenti Biden u përgjigj në një gjuhë që Putin e kupton. Forca pengon, dobësia provokon", shkruan ai në X.

Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA, për të goditur Rusinë

Të dielën, Rusia vuri në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës në një sulm në shkallë të gjerë, duke goditur gjithashtu edhe ndërtesat civile. Së paku 10 persona humbën jetën nga sulmet.

/rtsh.al/