Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar në Tiranë dhe në Shkodër ku si rezultat janë arrestuar 17 persona.
Policia bën me dije se operacioni vjen pas një hetimi disamujor nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Policia nuk jep detaje lidhur me veprat penale për të cilat akuzohen këta persona, ndërsa operacioni është ende në vijim.
Nga operacioni, deri më tani janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
/rtsh.al/