Një i mitur ka humbur jetën këtë të hënë (18 nëntor) te shkëmbi i Kavajës në Golem të Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë 10 vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/