RTSH 24 Live

Aktualitet

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine, GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për 10 të arrestuarit

3 orë para

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine, GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për 10 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg 10 personat e arrestuar si pjesë e grupit kriminal që trafikonin kokainë nga Amerika Latine.

Të arrestuarit,  3 prej të cilëve nga vende të Amerikës Latine, 2 venezuelas dhe 1 kolumbian, trafikonin kokainë nga Amerika Latine, që më pas përpunohej në një laborator në Qerekë.

Ky grup kriminal u shkatërruar pas më shumë se një viti hetime intensive nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Ekspertët e përpunimit të lëndës narkotike kishin ardhur nga Kolumbia dhe Venezuela të cilët bënin përzierjen e lëndës narkotike në Qerekë dhe më pas ajo hidhej në tregun vendas e atë europian.

Lënda narkotike sillej nga Amerika Latine duke u fshehur në lëkurë gjedhi, për t’i shpëtuar kontrolleve në dogana.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruar 6.1 kg si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

/rtsh.al/