RTSH 24 Live

Aktualitet

Rritja e pagave për administratën e bashkisë, punonjësit e pastrimit në Fier në protestë: Na i rrisni dhe ne

3 orë para

Rritja e pagave për administratën e bashkisë, punonjësit e pastrimit në Fier në protestë: Na i rrisni dhe ne

Punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit në Fier protestuan për rritjen e pagave të tyre. Reagimi ka ardhur si shkak i vendimit me te fundit Këshillit Bashkiak Fier ku u vendos rritje pagave ne buxhetin e ri vetëm për administratën e Bashkisë Fier.

Ndonëse VKM përcaktonte një kufi nga dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë lekë për pagën e kryebashkiakut deri në dyqind e nëntëdhjetë mije leke, Armando Subashi zgjodhi të rrisë rrogën e tij 88 përqind duke zgjedhur kufirin maksimal prej dyqind e nëntëdhjetë mijë lekësh.

Po ashtu për tre nënkryetarët e kësaj bashkie, paga u rrit me 78 përqind, nga njëqind e 26 mijë lekë që merrnin më parë më parë, ata do të paguhen me e dyqind e 25 mijë lekë në muaj.

Punëtorët protestues  të cilët janë pjesë e ndërmarrjes se pastrimit Bashkia Fier, sektori i fshatrave, kërkojnë rritjen e pagave të tyre, 22 ditë punë në muaj si dhe leje vjetore.

Ndërkohë Bashkia e fierit, përmes nënkryetares, Eleni Gjikondaj ka bërë të ditur shikimin e mundësisë për rritjen e pagave në vitin 2025.

Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Bashkiak për muajin tetor u vendos rritje e pagave për disa zëra por jo për punonjësit me page minimale. Kjo ka çuar në protestën e punonjëse të cilët ngulin këmbë në kërkesat e tyre, për rritjen e pagave duke patur parasysh rritjen e kostos së jetesës dhe pamundësinë për ti përballuar ato me pagat aktuale.

RTSH