RTSH 24 Live

Aktualitet

I dënuar për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO ul dënimin për ish-anëtarin e KPA, Ardian Hajdari

3 orë para

I dënuar për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO ul dënimin për ish-anëtarin e KPA, Ardian Hajdari

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ulur dënimin për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari. Ky i fundit u shpall fajtor për fshehje pasurie në janar të këtij viti dhe u dënua me 1 vit burg, konvertuar në 2 vite shërbim prove. Por Apeli i GJKKO ka ulur dënimin në 6 muaj burg, konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Ardjan Hajdari u kallëzua penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Hajdari u pezullua nga detyra në KPA më 7 shkurt të vitit 2022, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

/rtsh.al/