RTSH 24 Live

Aktualitet

Shantazhonin adoleshenten me video personale, në pranga burrë e grua dhe një 17-vjeçare

4 orë para

Shantazhonin adoleshenten me video personale, në pranga burrë e grua dhe një 17-vjeçare

Policia ka arrestuar një çift dhe një 17 vjeçare pasi shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale. 

Atyre iu janë sekuestruar një shumë parash dhe 4 celularë. 

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat,  në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Blackmail", ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë  banues në Komsi, Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social "Instagram", dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht  se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja,  shumën e parave prej 15.000 lekë. 

Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë, ndërsa  materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/