Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Klosit në SPAK, por kujtojmë se ndaj tij ka pasur denoncime nga Partia Demokratike një vit më parë.
Klosi po hetohej nga SPAK për katër vepra penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”.
““Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, thuhej në njoftimin e SPAK.
/rtsh.al/