Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo, ka vendosur që edhe për ndeshjen me Gjerogjinë, të zgjedhë thuajse të gjithë lojtarëve që në takimin me Ukrainën. Ai e ka rreshtuar ekipin në të njëjtën mënyrë si në ndeshjen që u zhvillua në Pragë, ku kuqezinjtë, përveç fitores, dhuruan edhe një lojë shumë të mirë. Arbër Hoxha do e nis si titullar në vend të Laçit, i cili do të jetë në bankinë në këtë sfidë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sontë në “Air Albania” një takim vendimtar për ecurinë e saj në Grupin B1 të Ligës ë Kombeve. Një fitore do ta bënte Shqipërinë kandidate kryesore për të fituar grupin e për tu ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit 2026.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj.
Trajner: Sylvinho
Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze.
Trajner: Willy Sagnol
Situata në Grupin B1:
Liga B, Grupi 1
1. Gjeorgjia 3 pikë (4:1)
2. Shqipëria 3 pikë (2:1)
3. Ukraina 0 pikë (1:2)
4. Çekia 0 pikë (1:4)
Ndeshjet e dyta në grup:
-Shqipëri-Gjeorgji 20:45 , data: 10.09.2024
-Çeki-Ukrainë, ora 20:45 , data: 10.09.2024
/rtsh.al/