Në prag të këtij sezoni të ri radio-televiziv, RTSH është gati t’i ofrojë publikut një programacion të larmishëm, teksa ka hapur dyert për të rinjtë.
Radio Tirana do të sjellë prodhime radio-televizive dhe podcaste, duke shfrytëzuar të gjitha asetet e medias publike, të cilat prej vitesh nuk janë vënë në funksion.
Studio-ja, ku 15 vite më parë realizohej radionovela e parë shqiptare “Rruga me Pisha”. Në vitet 2008-2009 u realizua emisioni “Dimension”. Ndërsa tani, e pajisur me aparatura të teknologjisë bashkëkohore do të kthehet në studion e podcasteve.
Tashmë kanë nisur edhe përgatitjet për realizimin e emisioneve muzikore radiofonike në studio me pajisje të parametrave profesionalë.
Një tjetër ambjent që është rivënë në funksion është salla e vizionimit, ku i nënshtrohen kontrollit të gjitha prodhimet e reja përpara transmetimit.
RTSH synon të vijë tek publiku këtë sezon edhe me një gamë të gjerë emisionesh rinore dhe alternative.
Gazetare: Albana Agolli
/RTSH