Tirana vazhdon t'i japë përparësi gjelbërimit, duke nisur sezonin e mbjelljeve në shkolla dhe lulishte.
Në këtë iniciativë, fëmijët dhe komuniteti po angazhohen për të krijuar hapësira të gjelbra më të shëndetshme dhe më të bukura.
Bashkia e Tiranës, së bashku me organizata lokale, po sigurojnë lloje të ndryshme pemësh dekorative dhe të frytshme që do të gjallërojnë qytetin.
"Ky sezon është më shumë sesa një aksion mbjelljeje – është një hap drejt edukimit për një jetë më të qëndrueshme dhe një qytet të pastër. Aksioni synon që çdo hapësirë e lirë në shkolla dhe lagje të shndërrohet në një oaz të vogël gjelbërimi, duke i dhuruar brezave të rinj një mjedis të denjë për jetesë.
Një pemë sot, një jetë më e mirë nesër!" njofton Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit.
/rtsh.al/